Politike

Presidenti rishpall listën e aplikantëve për vendin e Besnik Imerajt në Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

22 Tetor 2019, 07:03 Nga DOSJA
Presidenti rishpall listën e aplikantëve për vendin e Besnik

Tiranë- Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka bërë ri-shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Në garë për këtë vakancë janë 6 kandidatët: Dedë Kasneci, Envi Hicka,  Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Njoftimi: 

Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurim, ngelën në garë vetëm 2 (dy) kandidatë të lejuar për kandidim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (18.10.2019), rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur ineteresin shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Dedë Kasneci
2. Zoti Envi Hicka
3. Zoti Prelë Martini
4. Zoti Shaqir Hasanaj
5. Zoti Vasil Bendo
6. Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Gjykata Kushtetuese nis të ringrihet. Presidenti i Republikës që kishte radhën i pari për të zgjedhur një gjyqtar në Gjykatën Kushteutese. Pak ditë më parë Ilir Metame anë të një emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka dalë para Vettingut. Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta vakanca ne kushtetuese gjykata kushtetuese ilir meta vakanca ne kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2019, 06:29

GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...