Politike

“I takon edhe Belerit”/ Braçe i bën thirrje Greqisë: Të njihen sigurimet shoqërore për shqiptarët

Braçe tha se kjo e drejtë i takon edhe Fredi Belerit, teksa shtoi: Për punët e ndershme, jo për ato që ka bërë në errësirë.

14 Shtator 2023, 10:39 Nga A.B
“I takon edhe Belerit”/ Braçe i bën thirrje
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe kërkon nga autoritetet greke që të realizojë një marrëvshje në mënyrë që të njihen sigurimet e shqiptarëve që punojnë dhe kontribuojnë në Greqi. Braçe tha se kjo e drejtë i takon edhe Fredi Belerit, teksa shtoi: Për punët e ndershme, jo për ato që ka bërë në errësirë.

PJESË NGA DEKLARATA E BRAÇES:

Situata nuk është rozë. Kemi dy probleme të mëdha, që i kemi me fqinjët tanë. E para është Greqia. Na duhet një marrëveshje me të për sigurimet, për sa kohë kemi një numër emigrantësh, punëtorët që kanë kontribuar dhe në ekonomi dhe në buxhetin e skemave të Greqisë, për sa kohë kanë paguar sigurimet atje. Nga të gjitha llogaritë, mendohet se nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë.

Secili prej tyre ka kontribuar në Greqi dhe duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje që garanton pagesën e sigurime shoqërore edhe për ta. Deri sot të gjitha qeveritë i kanë lënë barrën vetëm kësaj qeverie, por ende nuk është në negociata, nuk bien dakord me Shqipërinë për këtë marrëveshje.

Greqia duhet ta kuptojë se është një çështje drejtësie për shqiptarët që kanë kontribuar në Greqi. Duhet ta garantojë edhe për punëtorët shqiptarë, siç e ka garantuar për punëtorët serbë. Besoj se e meritojnë dhe do të jetë legal, i ligjshëm, edhe për shtetasin Alfred Belerin, se dhe ai ka punuar në Greqi, po flas për punët e ligjshme dhe jo ato që ka bërë në errësirë.

erion brace seance plenare 14 shtator 2023

Sondazh

Poll