Politike

Largohet nga grupi parlamentar i Mediut deputetja Bakiu, ja kush e zëvendëson

Mësohet se Bakiu do të bashkohet grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën.

14 Shtator 2023, 10:23 Nga A.B
Largohet nga grupi parlamentar i Mediut deputetja Bakiu, ja kush e
Kuvend

TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare, janë bërë të ditur disa ndryshime në komisione. Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, me kryetar Fatmir Mediun.

Mësohet se Bakiu do të bashkohet grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën.

Ndërkohë grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim i është bashkuar një tjetër deputet, bëhet fjalë për Petrit Dodën./Dosja.al

seance plenare 4 shtator 2023

Sondazh

Poll