Politike

Bashkon votat me socialistët! Basha: Do votojmë pro rritjes së pagave të gjyqësorit

Basha deklaroi se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.

14 Shtator 2023, 09:41 Nga A.B
Bashkon votat me socialistët! Basha: Do votojmë pro rritjes së
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se grupi i tij është pro rritjes së pagave të gjyqësorit. Pak para nisjes së seancës plenare, ai tha se do të votojë pro këtij projektligji. Basha shtoi se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.

“Edhe në seancë grupi ynë paralajmëtar do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll