Politike

Prefektura dhe bashkia në duart e një njeriu në Kukës

Kjo pas video-skandalit që doli në media, ku kryetari i atëhershëm Safet Gjici po bënte seks me një vajzë për të dhënë një tender për qentë e rrugës.

13 Shtator 2023, 21:46 Nga I.A
Prefektura dhe bashkia në duart e një njeriu në Kukës
Granit Gjana

KUKËS- Granit Gjana pas emërimit si Prefekt i Kukësit që mori ditën e sotme, aktualisht është njeriu që ka marrë të gjitha pushtetet në qytetin verior. Gjana disa muaj më parë mbante vetëm postin e nën/kryetarit të Bashkisë Kukës, por aktualisht është kryetar i Bashkisë, nën/kryetar i Bashkisë si dhe prefekt i Kukësit. 

Kjo pas video-skandalit që doli në media, ku kryetari i atëhershëm Safet Gjici po bënte seks me një vajzë për të dhënë një tender për qentë e rrugës. Pas dorëheqjes së Gjicit, këshilli bashkiak vendosi që Gjana të ishte në krye të bashkisë së Kukësit.

Por sot ai mori dhe një lajm tjetër, që është dhe prefekti i Kukësit. Albert Halilaj që ishte prefekt në Kukës, deri më sot, u shkarkua, pasi do të kandidoj për kryetar nën siglën e PS-së. 

granit gjana albert halilaj safet gjici

Sondazh

Poll