Aktualitet

Grabitet Posta Shqiptare në mes të ditës, miliona para ikën për sigurinë dhe ruajtjen, i përfituan miqtë e Laert Durajt

22 Tetor 2019, 12:16 Nga DOSJA
Grabitet Posta Shqiptare në mes të ditës, miliona para ikën

FUSHË-BULQIZË- Ditën e sotme një person i maskuar ka grabitur me armë zjarri 460 mijë lekë të reja nga zyra postare në Fushë-Bulqizë.

Grabitësi kishte pritur ardhjen e parave nga qendra dhe largimin e blindit që i transportoi për të marrë paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë që duhet të kishte një institucion i tillë, si Posta.

Në momentin që personi i armatosur ka ndërhyrë, në Postë nuk ka pasur asnjë roje sigurie për të siguruar paratë e ardhura ndërkohë që për këtë arsye është akorduar një tender prej jo më pak se 370 milionë lekësh.

Para të gjithë që shkuan për firmën S. A. S. dhe Elektrosek, pronarët e të cilëve janë babë e bir, miq të ngushtë me drejtorin Laert Duraj

Për tenderin e majmë u hap procedura më 16 korrik 2019 për: “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore të sinjaleve të alarmit, verifikimit dhe reagimi me grup të gatshëm në të gjitha Filialet e Degët dhe shërbimin me GPS/GPRS për automjete e Postës Shqiptare”, dhe kompania fituese supozohej që të merrte të gjitha masat për të parandaluar ngjarje të tilla. 

Parandalimi i grabitjes është i pamundur për shkak se në tender nuk fitoi firma që e meritonte por një bashkim “familjar”operatorësh. Firma S. A. S. dhe Elektrosek duhet të kishin marrë masa për sigurinë e parave edhe pasi blindi të largohej. 

FIRMAT

S.A.S. zotërohet me 100 për qind të aksioneve nga Albi Mane, ndërsa Elektrosek 100 për qind nga Ilir Mane. Nuk mund të themi që S. A. S. është kompani bijë, se në fakt është kompani bir. Albi Mane është djali i Ilir Manes. Për ta fshehur vendimin e marrë paraprakisht për “supertenderin”, u sajua një bashkim operatorësh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe bulqize fushe bulqize

Sondazh

Poll