Aktualitet

I maskuar dhe i armatosur, autori qëlloi në ajër dhe grabiti 4.6 mln lekë në postën e Bulqizës, sapo kishin ardhur nga qe

22 Tetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
I maskuar dhe i armatosur, autori qëlloi në ajër dhe grabiti 4.6

FUSHË-BULQIZË- Grabitet me armë zyra postare në Fushë-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, sapo paratë e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike kishin ardhur nga qendra.

Në momentin që blindi me paratë u largua, një person i maskuar ka qëlluar më armë zjarri në ajër dhe ka kërcënuar punonjësit e zyrës që t’i japin të gjitha paratë. 

Mësohet se një person i maskuar ka marrë rreth 460 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshohet se autori është banor vendas pasi i ka ditur me përpikmëri lëvizjet e blindit me para në postë.

 


Siç duket edhe nga pamjet e Postës, dera është tërësisht e thyer dhe punonjësit janë ende në panik nga ngjarja e ndodhur.

Pas sinjalizimit për rastin, Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë nisur punën për kapjen e autorit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe bulqize grabitet posta ne fushe-bulqize fushe bulqize grabitet posta ne fushe-bulqize

Sondazh

Poll