Aktualitet

1-vjetori i vrasjes së Kacifas, mediat greke: Ekstremistët shqiptarë bëjnë thirrje kundër nacionalistëve grekë

22 Tetor 2019, 11:38 Nga DOSJA
1-vjetori i vrasjes së Kacifas, mediat greke: Ekstremistët

GREQI- Më datë 26 tetor pritet që në Shqipëri të hyjnë ekstremistët grekë dhe të zhvillojnë ceremoni përkujtimore për Kostandin Katsifas. Katsifas u eliminua nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Në lidhje me këtë lajm, shkruan edhe gazeta greke “Proto Thema”, e cila bën me dije se sipas saj nacionalistët shqiptarë po përpiqen të krijojnë klimë tensioni në përkujtimoren e Kostandinos Katsifas.

Përmes mediave sociale, nacionalistët shqiptarë u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre që të reagojnë ndaj hyrjes së “ekstremistëve” grekë në Shqipëri për përkujtimoren e së Shtunës në mëngjes.“, shkruan gazeta protothema.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstremistet greke vrasja e kacifas ekstremistet greke vrasja e kacifas

Sondazh

Poll