Aktualitet

“Prokurorët e SPAK janë nën presion”, zyrtari i lartë i SHBA vizitë në KLP, Ibrahimi: Reforma në Drejtësi vijon

22 Tetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
“Prokurorët e SPAK janë nën presion”, zyrtari i

TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me Jorgan K. Andrews, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA. Jorgan K. Andrews caktuar ne Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikqyr programet e kësaj byroje në Europe, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Në takim ishin të pranishëm dhe zyrtar të tjerë të ambasadës së SHBA në Tiranë, si Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Julie Craven dhe Michelle Lakomy, OPDAT. Gjatë takimit Gent Ibrahimi ëshë shprehur se në 10 muaj KLP ka ngritur infrastukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK

Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme, zgjedhjëm e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun  me vendim të formës së prerë”, shtoi më tej Ibrahimi.

Nga ana tjetër Zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA, Jorgan K Andrews tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi jorgan k. andrews reforma ne drejtesi zyrtari i shba vizite ne klp gent ibrahimi jorgan k. andrews reforma ne drejtesi zyrtari i shba vizite ne klp

Sondazh

Poll