Aktualitet

“Prokurorët e SPAK janë nën presion”, zyrtari i SHBA-kreut të KLP: Korrupsioni dhe politika larg nga drejtësia

22 Tetor 2019, 10:32 Nga DOSJA
“Prokurorët e SPAK janë nën presion”, zyrtari i

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sektretari i Shtetit të SHBA, Jordan K Andrews, ka zhvilluar sot një takim me kreun e KLP, Gent Ibrahimin. Gjatë takimit zyrtari i SHBA është shprehur se  vendi i tij e mbështet Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Jorgan K Andrews i ka premtuar Ibrahimit se SHBA do mbështesë dhe prokuorët e SPAK të cilët sipas tyre janë në presion të vazhdueshëm.

Do t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi të ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP dhe jemi të vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsioni dhe presioni i politikës mbi këto strukturat. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentat e duhura”, ka dhënë më tej Andrews.

Zyrtari i Lartë i SHBA, Jorgan K. Andrews, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA ka zvilluar sot një takim me kreun e KLP, Gent Ibrahimi. Andrews ka thënë se Prokurorët e SPAK janë nën presion, por SHBA do mbështes vijim e Reformës në Drejtësi. Ibrahimi ka treguar se SPAK është gati dhe po ashtu po vijohet me zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi jordan k andrews reforma ne drejtesi zyrtari i shba vizite ne klp gent ibrahimi jordan k andrews reforma ne drejtesi zyrtari i shba vizite ne klp

Sondazh

Poll