Aktualitet

Del EMRI/ Kush është i arrestuari për vrajsen e 55-vjeçarit në Dukagjin, kushëri me viktimën

22 Tetor 2019, 08:35 Nga DOSJA
Del EMRI/ Kush është i arrestuari për vrajsen e

SHKODËR– Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit. Që prej ditës së djeshme, kur edhe ndodhi ngjarja uniformat blu kishin “blinduar” zonën dhe kishin nisur me krehjen e saj për kapjen e të dyshuarit. Pas dëshmive të shumë banorëve të zonës dhe të dhënave të siguruara nga grupi hetimor është bërë e mundur edhe kapja e të dyshuarit.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se i arrestuar për vrasjen e Lazer Arraj është kushëriri i tij, Marash Arraj, djali i xhaxhait. Mësohet se në momentin që është arrestuar, ai ka qënë në të njëjtën zonë duke zgjedhur që të mos largohet nga vendngjarja.

Viktima 55-vjeçare Lazër Arraj jetonte në Shkodër, dhe po transportonte zahiretë e dimrit nga Shoshi në momentin kur është vrarë. Të parët që kanë pikasur trupin e pajetë të “Pjetrushit” kanë qenë nipërit e tij, të cilët më pas kanë kërkuar ndihmë. 

Edhe pse i dyshuari kryesor është kapur nga Policia ende nuk dihet se cila është arsyeja që ai ka qëlluar dy herë duke lënë të vdekur 55-vjeçarin. Dy prej pistave janë ajo e ndonjë konflikti të çastit në lidhje me pronat e tij në Shosh ose ndonjë gjakmarrje e vjetër e tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arraj lazer pjetrushi marash arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres lazer arraj lazer pjetrushi marash arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres

Sondazh

Poll