Aktualitet

‘Medaljet e Champions janë në Shqipëri’/ Mediat spanjolle: Ja kush është ‘truri’ i grupit. Grabiti me bandën e As

22 Tetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
‘Medaljet e Champions janë në Shqipëri’/ Mediat

SPANJE- Mediat spanjolle japin detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku është shpërbërë një grup shqiptarësh, i cili akuzohet se ka grabitur shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë.

Yjet e Real Madrid, Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro,  e Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve, ku nuk kanë munguar as vjedhjet e sendeve me vlerë si medaljet e Champions, ora të shtrenjta, kasafortë, etj. Europol publikoi pamjet e arrestimit të shqiptarëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një spanjolle, e cila dyshohet se ka lidhje dashurie me njërin prej të arrestuarve.

Si i realizonte grupi grabitjet?

Është tejet interesante edhe metoda sesi shqiptarët vidhnin shtëpitë e yjeve të futbollit, që me siguri, shumë prej tyre i kanë admiruar nga shtëpitë e tyre. “Marca”, shkruan se shqiptarët hynin nga kopështi dhe nga muret rrethuese duke u zvarritur.

Më pas duke u zvarritur, hynin nëpër dritare, duke arritur që t’ju shmangeshin edhe kamerave të sigurisë. Pasi hynin nëpër banesa, ata më pas vidhnin sende me vlerë, edhe para cash.

Media spanjolle bën me dije se shqiptarët, në dallim nga sa shumë mund të mendojnë nuk kishin për qëllim të grabisnin shtëpitë sepse ato ishin të futbollistëve. Ata pikasnin shtëpi të bukura në një zonë, dhe më pas hynin njëra-pas tjetrës, duke mos e ditur as e kujt ishte banesa. Një njërën prej grabitjeve, situata bëhet edhe më komike. Gruaja e njërit Lucas Vázquez po stërvitej pranë pishinës në momentin kur shqiptarët kanë hyrë dhe kanë rrëmbyer florinj dhe medaljet e Champions.

Truri i grabitjeve është Marjan Zefi, shqiptari që vodhi yllin e TV spanjoll dhe e qëlloi me sëpatë

Marca” gjithashtu zbulon edhe emrin e shqiptarit që është truri i këtij grupi që realizoi vjedhjet më të bujshme të historisë së grabitjeve në Spanjë. Ai është Marjan Zefi, i cilësuar si mjeshtri i grupit dhe grabitësi me më shumë eksperiencë. Për Marjan Zefin, grabitja e banesave nuk është një sport i ri.

‘Truri’ që ideoi grabitjen e shtëpisë së Benzema dhe Zidane, dhunoi për vdekje me një sëpatë yllin e televizioneve spanjolle, Joze Luis Moreno.

Moreno u grabit nga një grup shqiptarësh në vitin 2007, të cilët e dhunuan dhe ai përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Grabitja u krye nga banda e Astrit Bushit, një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare, Marjan Zefi dhe disa persona të tjerë. Laçjani Astrit Bushi, i shpëtoi ekstradimit në Itali në vitin 2014. Bushi, akuzohet edhe si ekzekutori i policit të RENEA-s, Altin Balozi.

Ari dhe medaljet e Champions League në Shqipëri?

Të gjithë anëtarëve të bandës, në momentin e arrestimit, policia iu gjeti sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç edhe një palë çizme Versace. Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme eurosh janë sekuestruar nga policia, në operacionin e 16 tetorit.

Por sipas medieve spanjolle, sendet e gjetura nuk janë gjithçka që ata kanë grabitur. Një pjesë e arit dhe medaljeve dyshohet sipas tyre se ndodhet në Shqipëri. Grupi akuzohet se ka kryer 14 grabitje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bushi grabiten shtëpitë e fubollistëve të njohur grabitja e yjeve te futbollit marjan zefi astrit bushi grabiten shtëpitë e fubollistëve të njohur grabitja e yjeve te futbollit marjan zefi

Sondazh

Poll