Aktualitet

Akuzoheshin si pjesë e “Bajrave”, shpallen të pafajshëm Fabiol Rezhepi, ish-trajneri i Kombëtares e boksieri Nelson Hysa

22 Tetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Akuzoheshin si pjesë e “Bajrave”, shpallen të

TIRANË– Boksieri Nelson Hysa, Fabjol Rexhepi dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Amir Grimaj janë shpallur të pafajshëm pasi akuzoheshin si pjesë e grupit “Bajri”.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër u ka dhënë pafajësinë tre të arrestuarve, me arsyetimin se nuk kanë gjetur prova për të vërtetuar akuzat. Çështja ishte transferuar që në muajin gusht nga Krimet e Rënda në Shkodër për moskopetencë.

Mbi të arrestuarit rëndonin akuzat: “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.

Nelson Hysa u arrestua më 9 mars, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Enver Bajri, për t’u liruar në arrest shtëpie pak muaj më vonë. Bokseri i shpallur 18 herë kampion boksi në Shqipëri, i shpëtoi një atentati kriminal në 06 maj 2017. Hysa u qëllua me 2 plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën.

Në shtator të vitit të shkuar, u prangos edhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave Amir Grimaj bashkë më portjerin e Besëlidhjes, Fabiol Rexhepin. Pas disa muaj në burg, Grimaj apeloi duke përfituar zbutjen e masës së sigurisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amir grimaj fabjol rexhepi grupi bajri lirohet nelson hysa amir grimaj fabjol rexhepi grupi bajri lirohet nelson hysa

Sondazh

Poll