Politike

Kur do ulet në karrigen e kryeministrit? Albin Kurti flet hapur

21 Tetor 2019, 19:48 Nga DOSJA
Kur do ulet në karrigen e kryeministrit? Albin Kurti flet hapur

TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është shprehur se me rinumërimin e votave, po rritet fitoja  e VV. I ftuari në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Kurti është shprehur se pritet të ulet shpejt në zyrën e kryeministrit. Kurti foli edhe për marrëdhënien me Serbinë.

“Për paqe afatgjatë në Ballkan, kemi nevojë për një deklaratë të përbashkët paqeje. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. Ne jemi të gatshëm, por Serbia a është?

Një deklaratë për mos sulmin do të ishte gjëja më e mirë për rajonin e Ballkanit,”- tha Kurti.

Sipas tij, ‘gjithmonë luhet poshtë tavolinës. Do të ishte naitivitet për ta besuar që nuk luhet poshtë tavolinës. Më herët, kur unë bisedoja për koalicione, bisedoja lart, të tjerët edhe përfundi.

Me rinumërim po na rritet ca fitorja, ndërkohë që po na vonohet qeveria. Nuk kam hall për rinumërimin, por kam hall për popullin e Kosovës’.

Pjesë nga Intervista

A ka frikë Kurti që mund të ketë aleanca pa Vetëvendosjes?

Nuk kam probleme se mund të kenë plane për të ndryshuar gjë. Por besoj se ka të bëjë me atë që gjermanët i thonë ‘shoku kulturor, besoj se ata nuk janë mësuar pa pushtet. 6 tetori ka qenë data e re për VV, dhe regjimi i vjetër i do ca kohë për tu rehabilituar.

Kur do të jetë Albin Kurti në zyrën e kryeministrisë?

Po të ishte për mua, do të isha që dje. Jemi duke humbur kohë, sepse duhet miratuar buxheti i vitit 2020. Po humbim edhe fonde nga BE-ja për shkak se Kosova.

Marrë nga Syri.net

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll