Politike

Zv.ministri ‘përplaset’ me gazetaren, Xhafaj: Plani për të tërhequr shqiptarët nga Siria. Mejdini: Asnjë hap

21 Tetor 2019, 21:09 Nga DOSJA
Zv.ministri ‘përplaset’ me gazetaren, Xhafaj: Plani për

TIRANË- Etien Xhafaj, zv.ministër i Jashtëm thotë se qeveria shqiptare po bën gjithçka për të rikthyer nga Siria të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në kampet e ISIS.

Pas rastit të bërë publik, nga emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” për fëmijën 6-vjeçar, ai tha se operacioni ka vështirësi.

E gjithë historia në fjalë, dhe mënyra si është ndërtuar emisioni, është shumë prekëse. Pavarësisht momenti kur ka zgjedhur të kontaktojë qoftë ambasadorin, qoftë autoritetet zyrtare në Itali ka pasur prej muajsh një përpjekje të shtetit shqiptar për të arritur kontakte. Mënyra që kanë zgjedhur dhe shtetet e tjera është duke zgjedhur një kontakt në terren, nëpërmjet partnerëve të huaj dhe shërbimeve. Kemi një kontakt të hapur, është diskutuar me të gjithë partneret. Ne kemi të dhëna mbi ato të dhëna që vijnë nga kampi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të mundësuar këtë kthim. Me djalin do veprohet në të njëjtën mënyrë si me të tjerët. Nuk mund të jepen detaje, pasi nga media edhe ekspozohen. Pas e bëri Kosova tërheqjen, atëherë ne kemi nisur kontaktet”, tha Zv.ministri.

Por për gazetaren Fatjona Mejdini, shteti shqiptar ka dështuar në këtë aspekt. Sipas saj tani është e pamundur të tërheqsh njerëzit nga aty, pasi po mbaron afati për armëpushim.

“Shqipëria është vendi i fundit që nuk ka marrë asnjë hap. Në muajin prill Kosova ka tërhequr 110 përfaqësuese, më pas Kazakistani ka tërhequr 231, Belgjika ka kthyer 30, Franca ka kthyer 12. Shteti i këtyre vende, që është një shtet serioz, bisedon me administratën kurde. Po ne çfarë kemi bërë”, tha gazetarja.

Marrë nga Opinion.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etien xhafaj fatjona mejdini historia e alvin berishes ne siri etien xhafaj fatjona mejdini historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll