Aktualitet

Ndryshimi i akuzës për fisin Rraja, Jashar Maja: Do kërkojmë riekspertim

Maja u shpreh se nuk janë dakord me vendimin që ka marrë Prokuroria dhe do kërkojnë riekspertim të kësaj çështje nga fillim deri më tani.

12 Shtator 2023, 21:56 Nga I.A

 

Ndryshimi i akuzës për fisin Rraja, Jashar Maja: Do kërkojmë
Jashar Maja

 

TIRANË- Jashar Maja ka reaguar lidhur me ndryshimin e akuzën nga ana e Prokurorisë së Tiranës për anëtarët e fisit Rraja, të cilët e dhunuan me sendet të forta pak kohë më parë pas konfliktit për një gurore. Duke folur për emisionin 'Now' në Euronews Albania, Maja u shpreh se nuk janë dakord me vendimin që ka marrë Prokuroria dhe do kërkojnë riekspertim të kësaj çështje nga fillim deri më tani.

“Bilbili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë në Itali për shkak të dhunës së ushtruar, do të kryejë sërish një ndërhyrje tjetër në dorë gjatë këtyre ditëve. Unë nuk e di si e quan prokuroria plagosje të lehtë sepse janë pamjet filmike që tregojnë të gjithë dhunën e ushtruar ndaj meje dhe Bilbilit. Kërkoj drejtësi për këtë çështje”, u shpreh Maja.

jashar maja fisi rraja

Sondazh

Poll