Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Fillimisht i riu shqiptar, tentoi të arratisej duke vrapuar mes turistëve në përpjekje për t'u bashkuar me turmën, por arratia përfundoi shumë shpejt.

12 Shtator 2023, 16:52 Nga f.i
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar në Riva del Garda të Italisë, raportojnë mediat e huaja.

Fillimisht i riu shqiptar, tentoi të arratisej duke vrapuar mes turistëve në përpjekje për t'u bashkuar me turmën, por arratia përfundoi shumë shpejt brenda një dyqani, ku burri kishte hyrë për t'i shpëtuar policisë.

27-vjeçari shqiptar dyshohet se ka marrë pjesë në një tentativë vrasjeje qershorin e kaluar, bashkë me një tjetër shtetas. Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll