Aktualitet

I dha kanabis një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik Tok', arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

12 Shtator 2023, 21:16 Nga I.A
I dha kanabis një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik
Policia

LEZHË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë për nxitje të përdorimit të drogës. Mësohet se i riu me emrin Gëzim Avdi Kalia, i kishte dhënë një fëmijë kanabis dhe më pas e kishte postuar videon në Tik Tok.  

Njoftimi i Policisë:

I dha për të pirë një të mituri, cigare me lëndë narkotike kanabis, e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë  të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit G. A.( K.), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialisët për Hetimin e Narkotikëve të  Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me të miturit apo me nxënësit dhe cilindo që tenton të nxisë fëmijët për të përdorur lëndë narkotike apo për t’i përfshirë në vepra të tjera penale, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

gëzim avdi kalia gëzim avdi tiktok

Sondazh

Poll