Aktualitet

‘Një udhëtim i shkurtër’/ Regjisori Erenik Beqiri rrëmben çmimin Luani i Artë, triumfon në festivalin e 80 të Filmit në Venecia

Beqiri me filmin e tij me metrazh të shkurtër ‘Një udhëtim i shkurtër” ka arritur që të fitojë çmimin 'Luani i Artë' në festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.

12 Shtator 2023, 19:57 Nga I.A
‘Një udhëtim i shkurtër’/ Regjisori Erenik Beqiri
Enerik Beqiri

VENECIA- Regjisori shqiptar Enerik Beqiri ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Beqiri me filmin e tij me metrazh të shkurtër ‘Një udhëtim i shkurtër” ka arritur që të fitojë çmimin 'Luani i Artë' në festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.

Filmi me metrazh të shkurtër ‘Një udhëtim i shkurtër”, arriti të triumfonte mes 12 produksioneve në kategorinë ‘Orizzonti’. Beqiri me anë të një postimi në Instagram ka falenderuar skuadrën që e ndihmoi ne realizimin e këtij filmi.

“Faleminderit Bienales për eksperiencën e paharrueshme që do të qëndrojë me ne përgjithmon. Një falenderim të madh edhe për të gjithë skuadrën, me të cilën ndamë këtë udhëtim së bashku”- shkruan Beqiri.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erenik Beqiri (@erenik7)

enerik beqiri luani i artë një udhëtim i shkurtër

Sondazh

Poll