Aktualitet

FOTOT/ 800 metër kanal me peshq të ngordhur në Lezhë, nis inspektimi i zonës

Mësohet se peshqit janë gjetu nga banorët e zonës, të cilët njoftuan njësinë administratike Dajç, si dhe IMT Lezhë. 

12 Shtator 2023, 19:18 Nga I.A
FOTOT/ 800 metër kanal me peshq të ngordhur në Lezhë, nis
Peshqit e ngordhur

LEZHË- Një numër i madh me peshq janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në fshatin Kodhel në Lezhë. Mësohet se peshqit janë gjetu nga banorët e zonës, të cilët njoftuan njësinë administratike Dajç, si dhe IMT Lezhë. 

Në vendngjarje ka shkuar IMT Lezhë së bashku me policinë për të bërë të mundur inspektimin e zonës. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar ngordhjen e peshqëve. Por insektorët e IMT-së, kanë marrë disa monstra uji për të bërë analiza. 

imt lezhë peshq te ngordhur

Sondazh

Poll