Aktualitet

VIDEO/ 107 fëmijë shkollë në lokal bastesh, prindërit: Bashkia Dimal e shembi, por nuk e rindërtoi

Historia e pazakontë rrëfehet me irritim nga prindër dhe nxënës të këtyre fshatrave, të cilët akuzojnë kryebashkiaken Juliana Mema se pasi shembi godinën e vjetër të shkollës, i gënjeu për rindërtimin e saj.

12 Shtator 2023, 16:34 Nga I.A
VIDEO/ 107 fëmijë shkollë në lokal bastesh, prindërit:
Lokali i basteve

DIMAL- 107 nxënës të fshatrave Goriçan në Bashkinë Dimal, për të katërtin vit radhazi do të ndjekin mësimin në një lokal bastesh. Historia e pazakontë rrëfehet me irritim nga prindër dhe nxënës të këtyre fshatrave, të cilët akuzojnë kryebashkiaken Juliana Mema se pasi shembi godinën e vjetër të shkollës, i gënjeu për rindërtimin e saj.

Prindërit duke folur për Syri Tv, janë ankuar pasi fëmijët bëjnë mësimet me orë të shkurtuara dhe nuk marin njohuritë e duhura. Prindërit kanë deklaruar se kryetarja e Bashkisë Mema si dhe Blendi Çuçi para zgjedhjeve i kanë mashtruar, duke i premtuar se do ta ndërtojnë shkollën para fillimit të vitit të ri shkollor.

"Ajo riparim do, kollona do, se ata hoqën çatinë se çuan tjegullat dhe e lanë kështu. Erdhën ata, Çuç dhe kryetarja e thanë që do ta shëmbim këto tre ditë, iku ajo, gënjyen ata, mashtruan," tha një banor i zonës.

"Kam 4 fëmijë në shkollë, 1 e kam në Samaticë, 3 i kam këtu. Shkolla të bëhet këtu, erdhi ajo na i zbuloi, mori qeramidet, se na i coi e na i bëri nuk dimë. E la kështu ajo tani", tha një banore e zonës.

Ndërkohë që nxënësit që mësojnë në këtë lokal bastesh sportive, kanë treguar se nuk ka kushte dhe se ka fëmijë që janë sëmurur për shkak të ndotjes.

"Rri te klasa që është te banjoja dhe aty vjen era, mund të sëmuremi. Nuk ka kushte. Motra ime është sëmurur njëhere aty. Duam që të rregullohet shkolla e të shkonim rregullisht në shkollë," thanë disa nga nxënësit.

juliana mema blendi Çuçi fshati gorican

Sondazh

Poll