12 Shtator 2023, 20:05
Nga I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Finiq për zjarrvënie dhe shkatërrim i pronës me zjarr. Mësohet se 36-vjeçar ditën e djeshme i vuri flakën tokës së tij, por kur pa që zjarri mori përmasa të mëdha u largua nga vendi i ngjarjes. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe dogjën pjesërisht 3 banesa.
Njoftimi i Policisë:
Livinë, Finiq, Sarandë Kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Patrullës së Përgjithshme, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, Finiq.
Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
policia e finiqit zjarr ne finiq
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:57
I.A
Enerik Beqiri
VENECIA- Regjisori shqiptar Enerik Beqiri ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Beqiri me filmin e tij me me...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:18
I.A
Peshqit e ngordhur
LEZHË- Një numër i madh me peshq janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:00
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në bypass-in e Vlorës. Mësohet se makina t...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 18:37
f.i
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Në konferencën e mbajtur në Berlin të organizuar nga komuniteti i Sant’Egidios me tem&e...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 16:52
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar n&e...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 16:34
I.A
Lokali i basteve
DIMAL- 107 nxënës të fshatrave Goriçan në Bashkinë Dimal, për të katërtin vit radhazi do t&...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 15:52
I.A
Foto Ilustruese
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bulqizë-Shupenzë. Mësohet se një makin...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 14:51
f.i
foto ilustruese
TIRANË-Një aksiden i shumëfushtë ka ndodhur në një rrugë dytësore në Kashar. Një...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 14:34
Dosja.al
Me dinamizmin që ofron kryeqyteti, trendet e fundit që dominojnë ndërtesat shumëkatëshe apo rezidencat në periferi, zgjedhj...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 14:24
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Policia ka bllokuar 11 mjete lundruese gjatë një jave nga Ksamili në Velipojë.
Mjetet e bllokuara jan&eu...