Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Tiranë! Shoferi i dehur përplas 3 makina dhe një polic, vihet në pranga 49-vjeçari

Drejtuesi i mjetit fillimisht është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas teksa ka vazhduar lëvizjen është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara. 

12 Shtator 2023, 14:51 Nga f.i
Aksident i shumëfishtë në Tiranë! Shoferi i dehur
foto ilustruese

TIRANË-Një aksiden i shumëfushtë ka ndodhur në një rrugë dytësore në Kashar. Një 49-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur një punonjës policie dhe një qytetar që po kalonte aty pranë. 

Drejtuesi i mjetit fillimisht është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas teksa ka vazhduar lëvizjen është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll