Sport

John Terry kërkon më shumë se 100 euro për një autograf dhe gati 600 për... një darkë!

Ish-mbrojtësi qendror i Chelseat është pjesë e një turi individual në qytete të ndryshme angleze

12 Shtator 2023, 14:44 Nga DOSJA
John Terry kërkon më shumë se 100 euro për një autograf

ANGLI - John Terry, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat, kërkon 116.4 euro për një autograf dhe rreth 582 euro për një darkë. 

Kjo pasi ish-ndërkombëtari anglez, i cili aktualisht punon në akademinë “Blu”, është pjesë e një turi individual, të nisur nga ‘Knock Out Memorabilia’, nëpër qytete të ndryshme të Anglisë.

Sipas ‘The Telegraph’, çmimi i një bilete gjenerale për një event në Birmingham fillon nga 29.1 euro. Megjithatë, nëse tifozët duan një autograf nga ish-lojtari, duhet të paguajnë 116.4 euro shtesë. 

Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia e pagesës së 582 eurove për 'paketën e sponsorizimit', e cila u jep 10 personave mundësinë për të darkuar me Terry-n dhe gjithashtu një autograf dhe një fotografi të ish-mbrojtësit anglez, i cili ka luajtur më shumë se 700 ndeshje zyrtare për Chelsean. 

Sipas të njejtin burim, nuk dihet se për çfarë do të përdoren fitimet nga këto ngjarje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll