Sport

“Euro 2024”/ Ja kush do të përballet në nëntë sfidat e sotme europiane…

Sot rikthehet klasifikimi për turneun e radhës madhor, zbuloni ndeshjet që do të luhen sot

10 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Ja kush do të përballet në

GJERMANI - Kualifikimi për në Eurokupën e vitit 2024 vazhdon ecurinë e tij dhe sot rifillon ndeshja e 6-ta. Në të do të kemi as më shumë e as më pak se nëntë ndeshje, ku veçohet Finlandë-Danimarkë në orën 18:00 dhe Irlandë-Holandë në orën 20:45. Edhe ndeshje të tjera janë mjaft intriguese, sidomos ajo Shqipëri-Poloni, gjithashtu në orën 20:45.

Ndeshjet e radhës së 6-të do të hapet me Kazakistan-Irlandën e Veriut në orën 15:00. Do të vijojë pjesa tjetër e tyre, me tetë ndeshje të tjera: Finlandë-Danimarkë, Ishujt Faroe-Moldavi, Mali-Bullgari, Shqipëri-Poloni, Greqi-Gjibraltar, Irlandë-Holandë, Lituani-Serbi dhe e mbyllim ditën me San Marino-Slloveni.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” sot:

15:00 Kazakistan-Irlanda e Veriut

18:00 Finlandë-Danimarkë

18:00 Ishujt Faroe-Moldavi

18:00 Mali i Zi-Bullgari

20:45 Shqipëri-Poloni

20:45 Greqi-Gjibraltar

20:45 Irlandë-Holandë

20:45 Lituani-Serbi

20:45 San Marino-Slloveni

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll