Sport

Vllaznia eliminohet nga Champions League, vajzat shkodrane munden në “Loro Boriçi” nga islandezet e Valurit...

Shkodranet nuk arritën të përsërisin historinë që realizuan vitin e kaluar, duke u kualifikuar në 32 më të mirat e Europës.

9 Shtator 2023, 20:58 Nga DOSJA
Vllaznia eliminohet nga Champions League, vajzat shkodrane munden në

SHKODER - Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra eliminohet nga Champions League. Vajzat shkodrane u mundën në “Loro Boriçi” nga kampionia e Islandës, Valuri, me rezultatin 1-2, duke mos arritur të përsërisin historinë që realizuan vitin e kaluar, duke u kualifikuar në 32 më të mirat e Europës.

Për kuqeblutë e Vllaznisë në fundin e e ndeshjes, saktësisht në minutën e 90’+1 shënoi Megi Doçi. Për islandezet e valur shënuan Agustsdottir (23’) dhe Bjorgvinsdottir (81’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll