Sport

VIDEO/ Vetëm barazim në Maqedoninë e Veriut: Italia e Spallettit dështon në debutim. E marta është vendimtare…

Në Shkup, goli i Imobiles nuk mjaftoi për tri pikët. Bardhi befason Donnarumman dhe “azzurrët” me një goditje dënimi

9 Shtator 2023, 23:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Vetëm barazim në Maqedoninë e Veriut: Italia e Spallettit

MAQEDONIA E VERIUT - Italia nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Maqedonisë së Veriut në kualifikueset e “Euro 2024”. Luciano Spalletti e nisi debutimin e tij si trajner i kombëtares italiane, duke fituar vetëm një pikë në Shkup në ndeshjen e tretë të Grupit “C”. 

Italia ishte e pafat në pjesën e parë me shtyllën e goditur nga Tonali dhe disa raste të humbura nga Cristante dhe Politano, por kaluan në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me Immobile pas traversës së Barellës. Ishte minuta e 47-të e ndeshjes. 10 minuta nga fundi, saktësisht në të 81-tën, 28-vjeçari Enis Bardhi që luan me Trabzonsporin, e kapi  Donnarumman të papërgatitur me një goditje dënimi, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në fushën e tmerrshme të Shkupit, kundër Maqedonisë së Veriut, “azzurrët” nuk shkoi përtej barazimit, duke e komplikuar tmerrësisht rrugën drejt “Euro 2024” dhe duke e ngjyrosur ndeshjen e “San Siros” kundër Ukrainës, si të një rëndësie absolute. Në Milano, kombëtarja e Spallettit nuk do të mund të bëjë kurrë më gabime...

Pas humbjes në shtëpi kundër Anglisë dhe këtij barazimi në Maqedoninë e Veriut, marzhi i gabimit është pothuajse afër zeros, duke marrë parasysh barazimin e Ukrainës ndaj anglezëve. Pas këtij rezultati zhgënjyes, Italia renditet në vendin e tretë me 4 pikë në grupin “C”, po aq sa Maqedonia që renditet pas skuadrës së Spallettit me një ndeshje më shumë.

Shikoni përmbledhjen e ndeshjes...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll