Sport

Pas tërmetit të së premtes, Maroku është në tronditje! Anulohet Marok-Liberi…

Pas tërmetit që goditi provincën marokene të Al Haouz, ndeshja ndërmjet Marokut dhe Liberisë për kualifikueset CAN 2024, mbrëmjen e kësaj të shtune në Agadir, u anulua.

10 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA
Pas tërmetit të së premtes, Maroku është në
Trajneri maroken Walid Regragui duke dhuruar gjak. Edhe lojtarët e tij gjithashtu

MAROK - Pas tërmetit që goditi provincën Al Haouz në Marok, mbrëmjen e së premtes, është anuluar ndeshja ndërmjet Marokut dhe Liberisë për kualifikueset CAN 2024 në Bregun e Fildishtë, mbrëmjen e kësaj të shtune në Agadir. 

Në hotelin e tyre në Agadir, lojtarët marokenë ndjenë të premten në mbrëmje, valën goditëse të tërmetit me magnitudë 7 ballë, epiqendra e të cilit ishte megjithatë afër Marrakech më shumë se 200 km larg. Më pas frika pushtoi futbollistët të befasuar nga kjo tronditje. “Ne ndjemë një lëvizje të fortë rreth orës 23:00,”- shpjegon një dëshmitar në vendngjarje. Dhe të gjithë lojtarët dolën nga dhomat e tyre, kishte frikë sepse nuk dinim se çfarë po ndodhte”.

Ministria e brendshme marokene në një njoftim për shtyp, në orën 10 të mëngjesit të djeshëm, bëri të ditur se 820 persona janë të zhdukur dhe 672 të plagosur, prej të cilëve 205 në gjendje të rëndë.

CAF ka vendosur që të gjitha skuadrat të mbajnë një shirit të zi në krahë gjatë kualifikimeve të ardhshme CAN 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll