Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares, gati për duelin “për jetë a vdekje” me Poloninë…

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, me seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

9 Shtator 2023, 21:12 Nga DOSJA

TIRANE - Pas konferencës zyrtare për media, skuadra ka dalë në fushë për t’u stërvitur për rreth një orë, teksa të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në këtë seancë. Gjendja e grupit është në formë optimale, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike.

Stafi teknik e ka fokusuar punën më shumë në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe nuk ka asnjë problem fizik me të gjithë grupin që është në dispozicion.

Kuqezinjtë e Kombëtares, gati për duelin “për

Ndeshja Shqipëri-Poloni do të luhet të dielën e 10 shtatorit, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e Kombëtares shqiptare, që synon të marrë maksimumin e pikëve, ndërkohë që do të ketë edhe mbështetjen maksimale të tifozerisë, pasi të gjitha biletat janë shitur tashmë dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

Kuqezinjtë e Kombëtares, gati për duelin “për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll