Sport

VIDEO/ Gjermani-Japoni 1-4: “Samurajtë” i goditën katër herë “Panzerat” në shtëpi...

Pas katastrofës në Botëror, Gjermania u mposht edhe në një miqësore nga Japonia

9 Shtator 2023, 23:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjermani-Japoni 1-4: “Samurajtë” i goditën

GJERMANI - Kombëtarja e Gjermanisë nuk do të ngrejë kokën, ajo u mund në shtëpi 4-1 nga Japonia, në një lojë miqësore dhe kujtoi sërish... makthin e Katarit!

Skuadra e Hansi Flick nga Botërori dhe më pas në 6 ndeshjet që ka zhvilluar ka arritur gjithsej katër humbje, një barazim dhe një fitore ndaj Perusë.

Në minutën e 11-të, Ito hapi rezultatin për “Samurajtë Blu” që po përgatitet për Kupën e Azisë, ndërsa në minutën e 22-të Ueda, pas barazimit të përkohshëm të Sanes në minutën e 19-të, arriti epërsinë 2-1.

Loja ishte mjaft e hapur, por skuadra e Flick shpërdoroi çdo rast që krijonte dhe paraqiti boshllëqe në mbrojtje, të cilat japonezët i ndëshkuan pamëshirshëm. Asano (90’) dhe Tanaka (90’+2) i dhanë dimensione triumfuese fitores së aziatikëve.

Gjermanët po organizojnë “Euro 2024”, ndaj nuk marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese të kontinentit.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll