Sport

Trajneri i Polonisë, i nervozuar dhe i pa duruar në konferencën për shtyp në Tiranë…

“Nëse doni të kritikoni dikë, përqendrohuni tek unë. Kam vite që punoj në futboll, jam mësuar me të”, iu drejtua trajneri portugezi Fernando Santos, gazetarëve polakë.

9 Shtator 2023, 22:06 Nga DOSJA

TIRANE - Të shtunën, trajneri Fernando Santos i kombëtares polake, në konferencçën për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë, theksoi edhe një herë se në skuadër ka një atmosferë shumë të mirë. 

“E kam thënë shumë herë, por do vazhdoj ta përsëris sepse kështu është, - deklaroi portugezi, i cili pas disa minutash filloi të grimasë, të nervozohej dhe të tregohej i pa duruar. Ai nuk shikonte vetëm orën, por mbi të gjitha përkthyesin, që i përkthente me durim dhe saktësi fjalët e tij. Për të qenë të saktë: është fjala për Adam Delimat, një punonjës i Federatës Polake të Futbollit, i cili përkthen Santosin nga portugalishtja në polonisht.

Të shtunën, Santos nuk ka dashur t’i rikthehet ndeshjes kundër Ishujve Faroe (2-0).  “Tani gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë ndaj Shqipërisë. Dua që lojtarët e mi të fokusohen vetëm në atë që na pret të dielën dhe të mos mendojnë për atë që ndodhi të enjten”,- theksoi trajneri portugez.

Para se Santos të largohej nga konferenca të shtunën dhe të shkonte në stërvitje, ai bëri një apel për gazetarët. “Së fundi, dua të kërkoj edhe një gjë. Ne duam që të gjithë të jenë me ekipin tonë të dielën. Nëse doni të kritikoni dikë, përqendrohuni tek unë. Kam vite që punoj në futboll, jam mësuar me të, përfundoi portugezi. Ndeshja Shqipëri- Poloni fillon të dielën në orën 20:45.

Trajneri i Polonisë, i nervozuar dhe i pa duruar në konferencën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll