Politike

Përgjigjia me fjalët e liderëve të BE-së, Basha-Ramës: I mbështes, por të kanë refuzuar ty

21 Tetor 2019, 17:27 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Luzim Basha ka reaguar pas replikave të kryeminsitrit Edi Rama me fjalët e liderëve të Bashkimit Europian. Në një status në Twitter, Basha shkruan se është krejtësisht dakort me fjalët e tyre por që ata e kanë refuzuar Ramën.

Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën,”- shkruan Basha në Twitter teksa ka publikuar edhe foton e kancelares gjermane Angela Merkel, Manuel Macron, Donald Tusk dhe Giuseppe Contes.

Më tej Basha ka publikuar edhe një foto tjetër ku shihet kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për të cilin krydemokrati shkruan se Rama nuk do t’i ngjante dot kurrë.

Ditën e sotme ka pasur një sërë replikash mes kryetarit të PD-së lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa Basha i ka kërkuar Ramës të largohet, ky i fundit është përgjigjur me thënie të liderëve të BE-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama replikon me bashen edi rama lulzim basha rama replikon me bashen

Sondazh

Poll