Aktualitet

Rrjedh bombola e gazit, merr flakë banesa në qytetin e Bajram Currit

Nuk dihet nëse bombola ka qënë me probleme, apo të zotët e shtëpisë kanë harruar ta mbyllin mirë.

8 Shtator 2023, 15:37 Nga I.A
Rrjedh bombola e gazit, merr flakë banesa në qytetin e Bajram Currit
Foto ilustruese

BAJRAM CURRI- Një banesë ka marrë flakë në qytetin e Bajram Currit ditën e sotme. Mësohet se banesa mori flakë, pasi një bombol gazi ka rrjedhur.

Nuk dihet nëse bombola ka qënë me probleme, apo të zotët e shtëpisë kanë harruar ta mbyllin mirë. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka humbje jetë, por vetëm dëmie materiale.

merr flake banesa ne bajram curri

Sondazh

Poll