Aktualitet

VIDEO- Me çanta dhe veshje të trasha, klandestinët mbushin Delvinën

Nuk dihet se cili është destinacioni i tyre, apo nëse janë në pritje të ndonjë mjeti për t'u larguar në një vend tjetër. 

8 Shtator 2023, 14:44 Nga A.B
VIDEO- Me çanta dhe veshje të trasha, klandestinët mbushin
Klandestinet

DELVINË- Klandestinët refugjatë janë pikasur ditën e sotme në qytetin e Delvinës. Dosja.al ju sjell me pamje burra dhe djem të moshave të ndryshme, të cilët me çanta dhe veshje të trasha, kanë 'pushtuar' qytetin.

Nuk dihet se cili është destinacioni i tyre, apo nëse janë në pritje të ndonjë mjeti për t'u larguar në një vend tjetër. Ndërkohë që policia deri më tani nuk ka bërë asnjë kontroll edhe pse trafikimi bëhet në mes të ditës.

Kujtojmë se emigrantët e paligjshëm janë të shumtë në numër në vendin tonë. Çdo ditë në lajme raportohen për kapje të një numri të madh të tyre./Dosja.al

klandestinet ne delvine delvine

Sondazh

Poll