Aktualitet

Fatmir Mediu do të gjykohet normalisht, avokati i familjes Durda: Kemi besim në zgjidhjen e çështjes

Dorian Matlija avokati i një prej familjeve të Gërdecit në një deklaratë për mediat tha se ishin dakord me vendimin e GJKKO-së.

8 Shtator 2023, 12:28 Nga r.ll
Fatmir Mediu do të gjykohet normalisht, avokati i familjes Durda: Kemi
Avokati Dorian Matlija

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për t’u gjykuar normalisht dhe jo me gjykim të shkurtuar.

Dorian Matlija avokati i një prej familjeve të Gërdecit në një deklaratë për mediat tha se ishin dakord me vendimin e GJKKO-së.

“Në këtë seancë u pranua kërkesa e të pandehurit për të kaluar në ritin e gjykimit të zakonshëm, pra gjykata e pranoi si të drejtë kërkesën që i pandehuri ka gjithmonë të drejtë të heqë dorë,” – konfirmoi ai.

Avokati gjithashtu komentoi edhe thirrjen e 90 dëshmitarëve nga mbrojtja e Fatmir Mediut

“Lëvizja e sotme e zotit Mediu përmes mbrojtësve të tij ishte për të justifikuar kërkesën për të bërë gjykim të zakonshëm. Gjatë gjykimit të zakonshëm çdo gjë mund të bëhet nga e para. Në listën e dëshmitarëve dëgjova emra që kanë qenë në proces dhe të tjerë që nuk kanë qenë. Të gjithë personat që nuk kanë qenë në proces, në dijeninë time kanë lidhje vetëm me faktin se përse duhet ta bënte demontimin Shqipëria, por jo se si do ta bënte demontimin Shqipëria, Gjyqi nuk është pse ka demontuar armë ministria e Mbrojtjes në kohën kur ishte Fatmir Mediu ministër, gjyqi bëhet si është bërë ky demontim, kush i dha urdhrat për t’u bërë ku, si, nga kush, me çfarë teknologjia dhe nën mbikëqyrjen e kujt.”, u shpreh avokati.

fatmir mediu gerdeci

Sondazh

Poll