Aktualitet

Bënte drift me makinë dhe videot i postonte në rrjetet sociale, “e pëson” shoferi në Bulqizë

Shoferi A.SH., i gjobitur nga policia bënte drift me makinë dhe videot i postonte në rrjetetet sociale.

8 Shtator 2023, 13:05 Nga r.ll
Bënte drift me makinë dhe videot i postonte në rrjetet sociale,
Foto ilustruese

BULQIZË- Një shofer në Bulqizë është gjobitur me 40 mij lekë pasi bënte manovra të rrezikshme më makinë në rrugë duke u bërë kështu burim aksidenti.

Shoferi A.SH., i gjobitur nga policia bënte drift me makinë dhe videot i postonte në rrjetetet sociale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh., që shfaqet në video.Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.

gjobe rrjete sociale bulqize

Sondazh

Poll