Aktualitet

Digjen mbi 5 ha kullota në Dropull, zjarrfikësit në vendngjarje

Sipas shefit të zjarrfikësve të Dropullit, Alqi Kosta zjarri është larg zonës së banuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të pafavorshme si pasoje e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.

8 Shtator 2023, 13:44 Nga r.ll
Digjen mbi 5 ha kullota në Dropull, zjarrfikësit në vendngjarje
Foto ilustruese

DROPULL- Mbi 5 ha kullota janë përfshirë nga zjarri në fshatin Radat në Dropull. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. 

Sipas shefit të zjarrfikësve të Dropullit, Alqi Kosta zjarri është larg zonës së banuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të pafavorshme si pasoje e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.

Zjarret kanë prekur qytete të ndryshme të vendit, ku rasti më i fundit ishte mbrëmjen e djeshme në pyllin e Sodës në Vlorë. 

zjarr ne dropull

Sondazh

Poll