Aktualitet

Pagoi 120 mijë euro Dumanin që t’i vriste gruan/ Ish-avokati lihet në burg, dëshmia: Ju kanë orientuar gabim

Bengasi ka mohuar akuzat, madje ka shtuar se me ish-gruan kanë marrëdhënie të mirë, edhe pse kanë kohë që janë ndarë. 

8 Shtator 2023, 13:33 Nga A.B
Pagoi 120 mijë euro Dumanin që t’i vriste gruan/ Ish-avokati
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka lënë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg', ish-avokatin Alban Bengasin. Ky i fundit dyshohet se pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin që t’i rrihnin dhe t’i vrisnin gruan. 

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Bengasi ka mohuar akuzat, madje ka shtuar se me ish-gruan kanë marrëdhënie të mirë, edhe pse kanë kohë që janë ndarë. 

Ju kanë orientuar gabim. Kemi marrëdhënie normale dhe pse jemi ndarë. Unë çdo pozicion pune që kam marrë, e kam bërë me ndershmëri.

Ishte i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ai i cili rrëfeu se fillimisht avokati kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta. Dhunimi ndodhi nga dy djem që kishte punësuar Dumani, por avokati nuk ishte i kënaqur dhe i kishte bërë ofertën për ta eliminuar krejtësisht në këmbim të 120 mijë eurove.

Bengasi u ndalua në Rinas, teksa po kthehej nga Dubai./Dosja.al

alban bengasi

Sondazh

Poll