Aktualitet

'Sa do zgjasë procesi?'/ Mbrojtja kërkoi 90 dëshmitarë, avokati i Mediut: Nuk jam fallxhor, shikojeni vetë

Teksa u pyet se sa do zgjasë i gjithë procesi, ai tha se nuk 'është fallxhor'.

8 Shtator 2023, 12:26 Nga A.B

'Sa do zgjasë procesi?'/ Mbrojtja kërkoi 90

TIRANË- Avokati i Fatmir Mediut, nuk dhe më shumë komente për rrjedhën e seancës së sotme për Gërdecin. Për gazetarët, ai u tregua i rezervuar, e madje nuk i kurseu as ironitë. Teksa u pyet se sa do zgjasë i gjithë procesi, ai tha se nuk 'është fallxhor'.

BISEDA ME GAZETARËT:

Avokati: I kemi të shkruar arsyet se përse i thërrasim. Detajet në gjyq, kur të vijnë dhe të pyeten. 

Pyetja: Sa do zgjasë ky proces?

Avokati: Nuk jam fallxhor. Shikojeni vetë

GjKKO pranoi kërkesën e ish ministrit të Mbrojtjes i cili hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vijuar të procedohet me gjykim të zakonshëm ku ndër të tjera kërkon thirrjen e 90 dëshmitarëve në procesin gjyqësor të hapur ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008./Dosja.al

fatmir mediu ardian visha

Sondazh

Poll