Aktualitet

EMRAT- Vodhën para në një agjenci udhëtimesh, arrestohen dy persona në Durrës

Të arrestuarit në Durrës janë Bardhok Marku 31 vjeç dhe Marvin Fashinishta 38 vjeç.

8 Shtator 2023, 11:45 Nga r.ll
EMRAT- Vodhën para në një agjenci udhëtimesh, arrestohen dy
Foto ilustruese

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh.

Në pranga janë vënë Bardhok Marku 31 vjeç dhe Marvin Fashinishta 38 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh. Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim ne durres bardhok marku marvin fashinishta

Sondazh

Poll