Aktualitet

Majko, Kodheli dhe zyrtarët e Pentagonit/ Lista me dëshmitarët e thirrur nga Mediu në çështjen 'Gërdeci'

Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. 

8 Shtator 2023, 11:18 Nga A.B
Majko, Kodheli dhe zyrtarët e Pentagonit/ Lista me dëshmitarët e
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi gjatë seancës për çështjen 'Gërdeci' që të dëshmojnë 90 persona.  Ai kërkon që të jenë të pranishëm dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë. 

Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. 

LISTA E EMRAVE: 

Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.

Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.

Për të dëshmuar për Fatmir Mediun janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC:

Patric Corneilous Henry
David Clark Hoëell
Sidney Tison Mac Intyre,
ëilliam Merrit Hart,
Sodney Spencer Taylor

Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin.

fatmir mediu

Sondazh

Poll