'Më takon si Mark Frrokut dhe Azgan Haklajt'/ Drejtoria e Burgjeve refuzon kërkesën e dytë për leje të Belerit
Fredi Beleri TIRANË- Për herë të dytë, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, iu &e...
Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas të huaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, dy peshore elektronike, 2 automjetet më të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celulare.
KAKAVIJË- Në pikën kufitare të Kakavijës janë goditur dy raste të tentativës të trafikimit të lëndëve narkotike drejt vendeve europiane.
Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas të huaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, dy peshore elektronike, 2 automjetet më të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celulare.
Të arrestuarit janë banues në Zvicër, Izrael dhe Kroaci.
NJOFTIMI I POLICISË:
PKK Kakavije/Kontrolle intensive për të garantuar qarkullimin e ligjshëm të shtetasve dhe mallrave, në hyrje/dalje, si dhe për të goditur paligjshmëritë.
Nga kontrollet, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së.
Për të dyja rastet, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa (në sasi dhe në formë çokollate), 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë.
Krahas angazhimit maksimal, 24/7, për të ofruar shërbim të shpejtë, cilësor dhe me etikë, përgjatë të gjithë sezonit turistik 2023, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje dhe ato të bazuara në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Nga kontrollet, në dalje të vendit, u goditën 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar cannabis sativa, raste për të cilat specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:
– 25 vjeç, banues në Zvicër, 23 vjeç, banues në Izrael dhe 23 vjeç, banues në Izrael, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet lëndë narkotike cannabis sativa, në formë çokollate dhe 2 peshore elektronike;
-24 vjeç, banues në Kroaci, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda narkotike e të dyja rasteve, 2 peshoret elektronike, 2 automjetet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Fredi Beleri TIRANË- Për herë të dytë, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, iu &e...
Fatmir Mediu TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca për tragjedinë e Gërdecit. Mbrojtja e ish-ministrit Fatmir Mediut, kë...
Rafineria shqiptare naftës, ARMO një objekt i trashëguar nga periudha e komunizmit për përpunimin e naftës vitet e fundit ë...
Banesa e grupit TIRANË- Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë ë...
Vendi i ngjarjes GREQI- Një 44-vjeçare shqiptare është sulmuar nga partneri i saj në Greqi. Shqiptarja po trajtohet në...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Bashkimit Europian ka nënshkruar marrëveshje të re me Shqipërinë për Fronte...
Momenti i arrestimit TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar 'Kodra e diellit 3'. Kështu,...
Fatmir Mediu TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon &...
Alket Hatija TIRANË- Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023 ka mbërritur në Itali. Ai është ekstraduar...
TIRANË- Hetimet për grupin që shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë zgjatur 4 muaj. Dy persona kanë p&eu...