Aktualitet

'Më takon si Mark Frrokut dhe Azgan Haklajt'/ Drejtoria e Burgjeve refuzon kërkesën e dytë për leje të Belerit

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, leja merret në raste sëmundje apo mortore. 

8 Shtator 2023, 11:07 Nga A.B
'Më takon si Mark Frrokut dhe Azgan Haklajt'/ Drejtoria e
Fredi Beleri

TIRANË- Për herë të dytë, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, iu është refuzuar kërkesa për të lënë qelinë për disa orë në mënyrë që të kryejë betimin. Ishte Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ajo që refuzoi kërkesën e dytë për leje të Belerit. Sipas tyre, leja merret në raste sëmundje apo mortore. 

"Sipas rregullores leja për semundje për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet, nuk plotësoni asnjë nga keto 3 kushte"- thotë Drejtoria e Burgjeve. 

Beleri, në arsyetimin e tij thotë se leja i takon, pasi në të njëjtin pozicion kanë qenë edhe Azgan Haklaj apo edhe Mark Frroku.

"Më takon leja, si Mark Frrokut dhe Azgan Haklaj"- ka thënë Beleri. 

/Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll