Politike

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të PD do të përcaktohet nga deputetët gjatë takimeve

Gjatë intervistës së tij për emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në Syri Tv, Berisha tha se takimet do të vazhdojnë njësoj siç u lanë.

7 Shtator 2023, 22:07 Nga I.A
Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të PD do të përcaktohet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se drejtuesi i grupit parlamentar do të zgjidhet gjatë takimeve që do të bëhen mes deputetëve të PD-së. Gjatë intervistës së tij për emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në Syri Tv, Berisha tha se takimet do të vazhdojnë njësoj siç u lanë.

Peka: Kush është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike?

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progresive që do të bëhen. Një gjë është si sigurt. Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zgjedhin deputetët e Partisë Demokratike. Do të vazhdojë takime siç u lanë. Takimet kanë një pozitivistet të padiskutueshëm, do të përcaktojnë axhendat. Ishte shumë e rëndësishme axhenda që u përcaktua. Axhenda të tjera do të vijnë por ecet drejt një procesi të cilën e mirëpresim të gjithë demokratët dhe opozitarët e vërtetë.

sali berisha

Sondazh

Poll