Politike

Bardhi: Nëse Berisha kthehet kryetar i PD, largohem nga politika

Po ashtu theksuar se nëse Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai nuk kandidoj më për deputet.

7 Shtator 2023, 21:59 Nga I.A
Bardhi: Nëse Berisha kthehet kryetar i PD, largohem nga politika
Gaz Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se betejën për bashkimin e opozitës dhe përfundimin e sherrit, tashmë prej dy vitesh, po e bën jo për interesin e tij personal, por për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi ka deklaruar se momentalisht nuk ka asnjë ambicie për drejtimin e PD-së. Po ashtu theksuar se nëse Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai nuk kandidoj më për deputet.

“Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua. Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet. I qëndroj kësaj si deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë do të duhet të jetë një ofertë e besueshme për qytetarët. Po të ishte për komoditet dhe zgjidhje politike, isha shumë komod, zoti Basha kryetar partie, unë numri dy i partisë, nëse betejën do ta bëja për vete apo për mandatin tim,” u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll