Politike

Gazment Bardhi tregon pikat ku bashkohet dhe ndahet nga Berisha: Ai dhe Basha të tërhiqen nga lidershipi i PD-së

Bardhi tha se bashkim nuk është zgjidhja më optimale, por është zgjidhja më e mirë e mundshme për të mos vijuar sherrin që ka zgjatur për dy vite brenda Partisë Demokratike.

7 Shtator 2023, 21:49 Nga I.A
Gazment Bardhi tregon pikat ku bashkohet dhe ndahet nga Berisha: Ai dhe Basha
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi tregoi pikat ku bashkohet dhe jo me Sali Berishën.  Në një intervistë për emisionin “Now” në Euroneës Albania, Bardhi tha se bashkim nuk është zgjidhja më optimale, por është zgjidhja më e mirë e mundshme për të mos vijuar sherrin që ka zgjatur për dy vite brenda Partisë Demokratike. Bardhi theksoi se si Berisha ashtu dhe Basha duhet që të tërhiqen nga lidershipi i PD-së, por të vijojnë të japin kontributin e tyre.

“Kam paraqitur një dokument me shkrim në kuadër të bisedimeve që kisha me kolegun Paloka për të zgjidhur hallin e zgjedhjeve lokale me kandidat të përbashkët ku ofrova një zgjidhje të mesme, pra ne nuk njihnim primaret, kërkonim sondazh, zoti Berisha thoshte primaret, jo sondazh, unë propozova një formulë që i bënte të dyja bashkë këto propozime. Pas kësaj kam mbajtur qëndrim ku në marsin e këtij viti u zhvilluan diskutimet në kryesinë e partisë që sa kohë jemi vetëm dy ditë nga regjistrimi, ndërkohë ka disa kandidatë opozitar ne nuk do të duhet të nxirrnim kandidatë në zgjedhjet lokale me qëllim që të mos dëmtohej opozita. Ky veprim i kryer në këtë moment. Për mua zgjidhja maksimale është që zoti Berisha dhe zoti Basha të japin kontributin e tyre në Partinë Demokratike, por të tërhiqen nga drejtimi, lidershipi në Partinë Demokratike. Pikërisht sepse nuk jam në gjendje të vë kushte apo të imponoj atë që unë mendoj se është më e mira për Partinë Demokratike kam shkuar nga zgjidhja optimale te një zgjidhje e detyrueshme, që të gjithë deputetët që kanë dalë nga lista e Partisë Demokratike për çështjet që bien dakord të jenë të unifikuar, për çështjet që nuk bien dakord të vazhdojnë të jenë të ndarë,” u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll