Aktualitet

"The Times" liston vendet më interesante të Evropës për të qëndruar, mes tyre edhe Shqipëria

Përpos bregdetit apo plazheve të vendit tonë, këtë herë në fokus janë vendet malore.

5 Shtator 2023, 11:19 Nga f.i
"The Times" liston vendet më interesante të Evropës
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria këtë sezon si rrallë herë ka tërhequr me bukuritë e saj vëmendjen e mediave prestigjoze. 

Në artikullin nga "The Times", Shqipëria është renditur mes “25 vendeve më interesante të Europës për të qëndruar”. Përpos bregdetit apo plazheve të vendit tonë, këtë herë në fokus janë vendet malore.

"Shqipëria rrëmben gjithmonë titujt e lajmeve për pushimet buxhetore, por më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet peizazhit të saj. Bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, aty ku vargmalet e mëdha malore shtrihen nga veriu në jug, me lumenj të kaltër. Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna është konsideruar  i domosdoshëm në shkrim, ashtu siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të arritshme vetëm nëpërmjet ujit",-thuhet në shkrimin e The Times.

turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll