Aktualitet

Arrestimi i Behar Bajrit në Francë/ Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim, 43-vjeçari u kap brenda lokalit

Autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë. Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza.

5 Shtator 2023, 10:26 Nga A.B
Arrestimi i Behar Bajrit në Francë/ Policia shqiptare e mbajti 2
Behar Bajri

TIRANË- Për rreth dy javë, është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare Behar Bajri, e më pas u informuan edhe autoritetet franceze. 43- vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.

Tashmë, autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë. Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza.

Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn./Dosja.al

behar bajri

Sondazh

Poll