Aktualitet

Hidhet kapsollë detonatore në një banesë në Krujë, dëmtohet çatia

Në çatinë e një banese, dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

5 Shtator 2023, 09:00 Nga A.B
Hidhet kapsollë detonatore në një banesë në Krujë,
Policia

KRUJË- Një shpërthim me kapsollë detonatore ka ndodhur në Krujë ku si pasojë është dëmtuar çatia e një banese. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës së të hënës në lagjen lagjen nr. 1, në Krujë, ku në çatinë e një banese, dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

kruje

Sondazh

Poll