Aktualitet

Dita nis me dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave, si do jetë moti gjatës ditës së sotme

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

5 Shtator 2023, 07:26 Nga A.B
Dita nis me dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave, si do
Moti

TIRANË- Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat Lindore dhe Juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll